Ditën e djeshme, reperi i njohur Genc Prelvukaj njoftoi ndjekësit në rrjete sociale se ishte infektuar me Covid-19.
Ai tregoi se pavarësisht se po ruhej prej një viti dhe kishte treguar shumë kujdes, nuk i kishte shpëtuar dot virusit.
“Për gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid-19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv. Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë.”– ka shkruar Genci.
Pas infektimit të tij, gjithashtu partnerja e Gencit, këngëtarja Eni Koçi ka treguar eksperiencën e saj me Covid-19.
Ajo ka publikuar rezultatin e testit, duke treguar se ka qenë e infektuar me virus tre muaj më parë.
Eni shkruan se fatmirësisht, Covid-19 e kaloi pa shqetësime.
“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithëve që po e kaloni ndërkohë.”– shkruan këngëtarja.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...