Google ADS

Gena tregon se a është xheloze gruaja e tij kur është jashtë me koncerte

13:26 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Këngëtari i muzikës pop folk shqiptare Gena, prej kohësh është në kulmet e karrierës së tij.

Koncertet e shumta që po zhvillon brenda dhe jashtë vendit e kanë distancuar atë disi nga familja, sidomos nga bashkëshortja Lori.

Në një intervistë për gazetën “Paloma”, i pyetur me shaka nëse bashkëshortja e merr në telefon shpesh kur ai është jashtë për ti treguar se është merakosur, ndërkohë që thjesht do të marrë vesh se me kë është, Gena i përgjigjet:

“Duket e çuditshme, në fakt nuk është aspak ashtu. Kur jam në koncertet jashtë shtetit ndodh që të jem shumë i lodhur, nuk më merr në telefon për të më shqetësuar dhe të më nxjerrë gjumin, por pret që ta marr unë. Prej kaq shumë vitesh kemi krijuar besim tek njëri-tjetri. Kam qenë me fat në këtë pjesë”,- u shpreh këngëtari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme