Tre ditë pas Festivalit të Këngës në RTSH, ka reaguar edhe këngëtari Gena.
Ai ka treguar nëpërmjet një postimi në Instagram pakënaqësitë e tij lidhur me koncertin dhe duket se kanë qenë të shumta.
Ndoshta pak e kanë vënë re, por në natën finale, gjatë performancës së Genës pati një problem në audio, por këngëtari e kaloi si profesionist.
“Na u kerkua dhe na u premtua qe do te merrnim pjese ne nje festival vlerash qe kryefjala do ishte kenga!
Nje festival qe do te kishte barazi dhe drejtsi…
Po nuk ndodhi ashtu….
Probleme te jashtzakonshme teknike…Probleme qe nisen qe ne prova por prap se prap vendosa te vazhdoj edhe pse nuk kisha perkushtimin e duhur si artist.Ne kete festival morem pjese 20 artiste por 18 prej nesh nuk ju ofrua asnje lloj komoditeti!
Dua te ndaj me ju nje shqetesim…
Pas nates se dyte ku publiku ka kercyer dhe ka kenduar kengen time nje kthes e jashtzakonshme ndodh ne naten finale.Nuk dua te besoj qe eshte ber me qellim.Nderkohe qe isha gati per te performuar 10 sekonda perpara se te dal ne skene teknika nderhyn per te dyten here ne kufjet e mija duke me len te dyshoj qe dicka nuk shkonte mire, dhe rezultati ishte qe gjat gjith kohes kam patur shkeputje te audios ne kufje,vetem per respektin tuaj e vazhdova kengen deri ne fund duke mos patur gati gati fare degjim!
Me falni qe nuk isha Gena qe ju njihni ne kto 25 vjet!U mundova te jap me te miren nga vetja por jo gjithcka eshte ne doren e artistit…
Megjithate jeta vazhdon..
Dua tju uroj nga zemra Gezuar Krishlindjet dhe zoti ju bekoft!”,shkruan këngëtari.
https://www.instagram.com/p/B6feSdVnRMd/?utm_source=ig_embed
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...