Gena i reagon Mikaelës që i dha vetëm dy pikë Elvanës: Ke kryer shkollë për agronome, turp që vlerëson artistët

01:41 | 25 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Festivali i RTSH-së ka nxitur debat të madh në publik dhe mes artistëve, e krejt kjo u rrit dhe më shumë kur mbrëmë u publikuan pikët e jurisë, shkruan GazetaBlic.Tre anëtarët e jurisë që ishin sjellur nga Eurovizion i dhanë pikët maksimale Elvana Gjatës, por dy emrat shqiptar Rita Petro dhe Mikaela Minga përmbysën rezultatin, pasi njëra i dha 8 pikë Elvanës dhe tjetra vetëm dy pikë.

E për këtë të fundit, Mikaela Mingën publiku ka shpërthyer në komente të shumta, e madje ka reaguar edhe këngëtari Genta përmes një shkrimi në Instagram.

“Ska mundësi që kjo zonja e nderuar të ketë të bëj me muzikën, mesa kuptova kjo ka kryer shkollë për agronome, turp që këta njerëz zgjidhen dhe vlerësojnë artiste dhe muzikën…. Turp”, ka shkruar Gena.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme