Google ADS

Gena: Gruan e kam menaxhere, vetëm ajo e di se sa paguhem

08:50 | 21 Tetor 2017
Arbresh.info

Të gjithë ne e njohim si Gena, por ky është vetëm emri artistik i këngëtarit të njohur korçar.
Briken Lito është një prej më të paguarve në tregun muzikor dhe ky lajm nuk është më i ri. Mes shumë emrave të njohur që vazhdojnë të jenë aktivë me koncerte, mbrëmje live apo darka familjare, është edhe Gena.

Por nëse bëhet fjalë për çmime, natyrisht, ai nuk mund të jetë njëlloj me këngëtarët e tjerë.

Megjithatë, edhe pse nuk përmend shifër konkrete, Gena, në një intervistë për “Pasdite në Top Channel”, pranon se është ndër këngëtarët që paguhen mirë. Madje, thotë ai, kjo është ndoshta pyetja që njerëzit i bëjnë më shpesh, “Sa paguhesh?”.

“Për këtë pyetje kam zgjedhur një mënyrë. Kam një menaxher në Prishtinë dhe një në Tiranë që për çdo gjë komunikojnë me mua”,- rrëfen Gena duke shtuar se menaxherja e Tiranës është Lorena, bashkëshortja e tij. Ajo, thotë më tej këngëtari, është edhe e ftohtë, edhe e zonja, ashtu siç duhet të jetë një menaxher. Siç duket, Lorena i ka fituar pikët jo vetëm si një bashkëshorte e denjë, por edhe si një bashkëpunëtore që i di hilet e punës.
Por sa është çmimi me të cilin paguhet Gena, nëse këndon në një lokal live, në një koncert apo festa familjare? Për këtë, Gena, natyrisht, nuk bën publike një shifër, por pranon se është i kënaqur me çmimin që i ka vendosur publiku: “Çdo artist që është sot ndër më të kërkuarit në tregun muzikor nuk e bën publik çmimin. Unë mund të di sa paguan një lokal, por edhe çmimi vendoset në bazë të asaj që jep për publikun. Po nuk dhe, nuk merr. Mendoj se sa më shumë t’i japësh publikut, aq më shumë do të paguhesh…”, – thotë Gena. Dhe meqë këngëtarit i ka dalë nami se krijon shumë atmosferë dhe për shumë orë në mbrëmjet live, natyrisht edhe vlera me të cilën shpërblehet është e lartë. /class

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme