Nën organizimin e liderit të spektakleve të modës në vend dhe rajon “Gecjan Fashion Group” me producent Ilir Geci, është mbajtur eventi i përzgjedhjes së vajzave për modele, fotomodele, miss dhe për promotore.
Në këtë aplikimi kishin konkuruar plotë 800 vajza, të cilat do të marrin pjesë në evente të ndryshme të modës në botë dhe në rajon.
Sot në ambientin e “Swiss Diamond Prishtina”, morën pjesë grupi i parë dhe gjatë javëve në vazhdim do të mbahen edhe grupet tjera të aplikimit, shkruan arbresh.info.
Në jurinë e këtij eventi ishin Besim Mydyti- fotograf, Besim Geci biznesmen dhe bashkëpunëtorë i “Gecjan Fashion Group”, Altrina Kiqina- Miss Shqiptarja në Botë, e cila e fundit ishte përzgjedhur nga kjo agjenci këtë vit, Blerdi Malushi- regjisor i javës se modës, Saranda Halili-modele, e cila ka 10 vite që punon në këtë agjenci të madhe.
Evenimentet që do ti organizoj kjo agjenci do të mbahen disa në Kosovë e disa jashtë Kosovës.
Producenti dhe lideri i spektakleve të modës më të madhe në Kosovë, Ilir Geci u shpreh se sot ka filluar grupi i parë i përzgjedhjes së vajzave të “Gecjan Fashion Week”, dhe këto vajza do të marrin pjesë në evente të ndryshme të modës.
“Evenimenti i parë është java e modës, “Kosova Internacional Fashion Week“, të cilën do të përzgjedhen 30 vajza, pastaj evenimenti tjetër që do të mbahet është “Istambul Fashion Week“, ku do të përzgjidhen 3 apo 4 vajza të “Gecjan Fashion Group“, që do të marrin pjesë në evenimentin e modës në Stamboll, pastaj është eventi “Balkan Best Model“, ku do të përzgjidhen 2 vajza nga kjo agjenci, pastaj “Mercedez-Benz Fashion Week”e që do të mbahet në një vend të rajonit”, u shpreh producenti Geci.
Ai po ashtu shtoi se do të ketë edhe evenimente tjera që do të mbahen nga kjo agjenci, dhe shumë shpejt do të caktohen datat e eventeve.
Në këtë event ishte edhe i ftuar edhe kandidati për deputet nga AKR-ja, Islam Pacolli, ku u shpreh se kjo rini është më e bukura e botës.
“Këto janë rinia më e bukur e botës, e shpresoj të arrini në arenën ndërkombëtare që ne të mburremi me këto arritje, dhe njëherësh Iliri po e bënë një punë të madhe, një punë të mirë për gjithë juve, e ky është qëllim i mirë që ne do ta qojmë përpara”, u shpreh Pacolli.
Saranda Halili, ishte modele që kishte aplikuar qysh në moshën 14 vjeçare, e sot është njëra ndër vajzat që ka plot 10 vite që punon me Ilir Gecin, ajo po ashtu ka shprehur edhe mundësin që ofron kjo agjenci e që dallon nga agjenci tjera të modës.
“Kur kam aplikuar isha 14 vjeçare, është kënaqësi që kam punuar me “Gecjan Fashion Group”, me Ilirin, por unë kamë bërë një gabim që pata kaluar nëpër agjenci tjera të modelimit, sepse aty nuk është sikurse në “GFG”, sepse Ilir Geci sjellete shumë mirë me modele, sepse në agjenci të tjera atyre i shërben e bukura e në “Gecjan Fashion Group”, shërbehet e bukura, u shpreh modelja Saranda Halili.
Kjo agjenci ka plotë 13 vite punë, me njeriun më të suksesshëm të modës Ilir Gecin./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...