Google ADS

Gazetarja e sportit në Itali: Jam e harlisur në stilin latin

11:07 | 5 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Floriana Messina (32) është një tjetër gazetare sportive italiane, e cila nuk ngurron të postojë më shumë se foto provokuese në Instagramin e saj.

Prezantuesja sportive italiane me origjinë kolumbiane duket se është shumë më e pëlqyer nga meshkujt sesa kolegia e saj e njohur Dileta Leota, transmeton portal arbresh.info

Ajo ka një numër të madh ndjekësish në llogarinë e saj në Instagram, për shkak të pamjes së saj fizike.

Kur ajo pozoi pranë një prej muraleve të shumta kushtuar të famshmit Diego Maradona vitin e kaluar, ajo mori më shumë se 50,000 pëlqime.

“Maradona është një zot. Maradona është futbolli”, shkruante prezantuesja e atëhershme 31-vjeçare, e cila atëherë njihej si drejtuese e emisionit të futbollit Tutti në Channel 9.

Megjithatë, sado pëlqime që mori për shkak të Maradonës, ajo mori më shumë pëlqime për shkak të dekoltesë.

Ajo ka rreth 800 mijë ndjekës në Instagram, ndonëse ka shumë pak postime që lidhen me profesionin e saj.

Sicilianja, të cilën burrat e quajnë “grua perfekte”, është kritikuar edhe për ndërhyrje.

Disa komentues besojnë se ajo nuk është 100% natyrale.

“Unë jam e harlisur në stilin latin”, tha dikur Floriana./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme