Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosova 3 se është ‘gay’

00:29 | 28 Dhjetor 2024
R J

 

Vullneti ka folur pas rrëfimit ekskluziv që e bëri në Big Brother VIP Kosova 3 ku tregoi se është ‘gay’.

Ai derisa fliste pranë motrës së tij tha se kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse tha se do që të tregojë se seksualiteti duhet të pranohet edhe nga familjarët dhe rrethi i gjerë.

“Unë kam luftuar shumë që të jem Vullneti që lufton për të vërtetën dhe tani po ndihem i çliruar”.

“E di që pas kësaj historie do të paragjykohem shumë, kam me u shajtë shumë, por jam mësuar me këto sharje dha paragjykime, por besoj se pas një periudhe të gjatë, kjo do të ndikojë shumë mirë tek njerëzit e tjerë që të mësohen dhe të pranojnë se si jetojnë dhe çka duan”, tha Vullneti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme