Gazetari kundër Bleonës: ‘Na poshtëron, oj antivlerë shqiptare’

13:50 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Gazetari shqiptar që jeton dhe punon prej vitesh në Britaninë e Madhe, Arben Manaj, ka sulmuar hapur dhe publikisht Bleona Qeretin, duke e quajtur atë një antivlerë kombëtare.

Gazetari ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook lajmin që tabloidi DailyMail i ka kushtuar daljes së ‘turpshme’ dhe aspak korrekte të Bleona Qeretit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

Ai ka thumbuar

‘Tabloidi britanik ksenofob Daily Mail, sa here mundet na poshtron me antivlerat shqiptare! Kesaj here ka pikasur nje tjeter! Kur nuk behesh dot yll ne Hollivud, te ngel vetem roli i asteroidit te deshperimit, vanitetit dhe fatkeqesise njerezore! Kur te jete 100 vjetori i Oskarve, kjo figure e trishte trupore do jete totalisht transparente ne gjakimin per publicitet me cdo cmim! Keqardhje kombetare!’ ka shkruar gazetari në postimin e tij Arben Manaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme