Gazetari i njohur e pyet nëse është shtatzënë, Marina Vjollca i jep këtë përgjigjie

23:34 | 24 Prill 2018
Arbresh.info

Prej disa javësh në mediat online dhe rrjetet sociale po flitet për një shtatzëni të mundshme të Marina Vjollcës nisur nga postimet e saj të fundit dhe “mungesa” në Instagram.

Por para pak ditësh gazetari i njohur Eraldo Rexho i vuri pikat mbi i duke mohuar zërat se Marina është shtatzënë. Por nuk mbyllet me kaq pasi Marina tashmë ka filluar të bëhet më shumë aktive, ndoshta si një përgjigje për atë pyetje që ka munduar publikun, shkruan Intv.al.

Ditën e sotme Marina ka publikuar një foto ku shfaqet në krahët e partnerit të saj, që të dy të veshur me të zeza dhe menjëherë vërshuan komentet. Një prej tyre ishte gazetari i njohur Eraldo Rexho i cili e pyet “aman mi a je shtatzënë”. Marina si tha as po e as jo, duke ia kthyer  “aaa ca je ti” me të cilën përgjigje nuk i shuajti dyshimet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme