Tirana është gati për të përjetuar një natë të paharrueshme nën ritmet e muzikës latine.
Ylli i muzikës Enrique Iglesias do të performojnë për herë të parë para publikut shqiptar, në sheshin ‘Skëndërbej’.
Koncerti do të nisë në orën 09:30 të mbrëmjes, Iglesias do të hapë kështu edhe Javën e Kulturës Spanjolle.
Kryeministri Edi Rama u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen koncertit.
“MIRËMËNGJESI dhe me ftesën për t’u bashkuar sot në koncertin e madh në sheshin “Skënderbej” të këngëtarit të njohur botëror të muzikës latine Enrique Iglesias, në nisje të Javës Spanjolle, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Shitja e biletave vijon edhe ditënn e sotme në faqen zyrtare backstage.al dhe fizikisht në info point në “Sheshin Italia” dhe në Sheshin “Skënderbej”, si dhe njëkohësisht në sportelin e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Enrique Iglesias është një nga artistët më të mëdhenj spanjollë, që u bë i njohur në mbarë botën në fillin e viteve 90 dhe më pas karriera e tij ndërkombëtare u zgjerua në mbarë globin me këngë si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, duetin me Whitney Houston “Could I have this kiss forever”, për të vijuar me hite si “Turn the night up”, “Heart Attack” e deri vitet e fundit me shumë bashkëpunime dhe këngë si “Duele el Corazon” dhe “Subeme la Radio” që me siguri do të këndohen në kor edhe në sheshin “Skënderbej”.
Ai është një nga këngëtarët spanjollë më të kërkuar në botë, ku numëron më shumë se 70 milionë disqe të shitura. Në vitin 2016 ai është cilësuar nga Billboard si mashkulli më i suksesshëm në club dance style, i të gjitha kohërave.
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...