Google ADS

Gania ironizon me daljen e Bucit: Jeta prapë vazhdon

09:32 | 20 Janar 2024
K.B

Ish banori i Big Brother Vip Kosova, Gani Gërmia ka ironizuar me daljen e Bucit nga shtëpia e Vëllait të Madh.

Ai ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, ku shihet Buci në skenë pas daljes nga shtëpia.

Në prapavijë, Ganiu i ka vendosur një këngë.

“Jeta prapë vazhdojë kujtimet më vijnë pas”, si dhe poshtë saj ka shkruar “I let qoftë nominimi për ty”, shkruan Arbresh.info

Tutje ai ia ka nisur një mesazh të fejuarës së Bucit lidhur me lojën e shumëpërfolur që ky i fundit e zhvilloi me Santianën gjatë qëndrimit në këtë spektakël.

“Falja aman, falja sonte se i vjetër, ka gabu, edhe në këtë kiamet as në varrim nuk të vjen kurrkush me e vra sonte”, dëgjohet teksa thotë Ganiu në një video

Kujtojmë se të dy ata kishin debate shumë të forta sa ishin në shtëpi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme