Google ADS

Gani Geci takohet me Noizyn, ka një mesazh edhe për Unikatilin e Stresin 

11:43 | 8 Gusht 2022
arbresh.info

Ish-Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, pas takimit me reperin Noizy është motivuar për të dhënë një mesazh për të gjithë reperët shqiptarë.

“Jetoni një për të gjithë e të gjithë për një”, shkruan Geci, pas telasheve të shpeshta që reperët kanë shpërfaqur ndërmjet vete.

I thotë se këto kërkesa ja ka përcjellur edhe Don Xhonit, Stresit, Azetit, Ledrit, Kreshës e Unikatilit.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, mbrëmë kam takuar Noizyn në Prishtinë, gjatë kësaj vere kam takuar dhe biseduar gati me të gjithë reperët shqiptar të Kosovë dhe të Shqipëri.

Kërkesa ime e vazhdueshme për secilin prej tyre ishte :

“Mos e kopjoni politikën shqiptare” mos përdorini gjuhë urrejtje dhe fyese për njëri-tjetrin

“Fjale e mirë sjellë fjalën e mirë ,fjala e keqe sjellë fjalën e keqe ,dhuna sjellë dhunë “

Ne të gjithë jemi shqiptar dhe duhet ta duam njëri-tjetrin dhe të jemi gjithmonë të gatshëm ti mbrojmë trojet tona.

Rinia jonë është e mrekullueshme, demokratike, pro-Perëndimore dhe kurrë me Lindjen, populli ynë ska asgjë të përbashkët me Lindjen.

Këto ishin kërkesat  e mia që i kam shprehur së pari reperit më të ri Don Xhonit, pastaj Stresit, Azetit e edhe Noizyt .

Te gjthë ju Doni, Stresi, Azeti, Noizy Ledri, Kresha Unikatili  këndoni, vallëzoni, jetoni një për të gjithë e të gjithë për një./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme