Pas dekadave të kërcënimeve reciproke dhe armiqësisë, muzika pop tani mund të ndihmojë në shkrirjen e akullit mes Koresë Jugore dhe asaj Veriore.
Një ekip këngëtarësh dhe grupeve të muzikës pop të Koresë së Jugut kanë planifikuar që të udhëtojnë për në veri gjatë javës së ardhshme, ku besohet se do të japin dy koncerte në Phenian, ngjarje e cila nuk është parë në veri për më shumë se një dekadë, transmeton portali arbresh.info
Seuli kërkon që edhe këngëtari Psy t’i bashkohet shfaqjes si pjesë e lëvizjes pajtuese të dy vendeve.
Psy është bërë i njohur me hitin e tij Gangam Style, ku satirizon me stilin e jetës të të pasurve nga Koreja Jugore.
Kënga ka marrë 3 bilionë shikime në YouTube.
Marrëdhëniet mes dy koreve janë “stabilizuar” pas pjesëmarrjes së dy delegacioneve në Lojrat Olimpike./arbresh.info/
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...