Gaga thyen heshtjen, çfarë fshihet pas historisë së saj dhe Bradlye Cooper

21:28 | 28 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Lady Gaga ka thyer heshtjen teksa më në fund iu është përgjigjur thashethemeve nëse ajo dhe Bradley Cooper kanë përjetuar ndonjë romancë, gjatë xhirimit të filmit “A Star is Born” apo gjatë ndarjes së çmimeve Oscar.

Lady Gaga u shfaq në emisionin Jimmy Kimmel, ku ndër të tjera u shpreh se mediat sociale janë “tualeti i internetit”.

“Kjo ishte ajo që ne dëshironim të shikonit. Është një histori dashurie dhe ne punuam kaq shumë të dukej reale. E dija që ai e kishte vizionin sesi do të shkonin gjërat”, tha Gaga.

Këngëtarja shtoi se Cooper ishte specifik me atë që donte në skenë dhe se si të shfaqeshin para audiencës, duke pohuar se gjithçka ishte e qëllimshme.

Kujtojmë se Cooper dhe Gaga përfliten prej kohësh për një romancë që pretendohet se ka nisur në sheshin e xhirimit. Thashethemet arritën kulmin e tyre të dielën në mbrëmje, në ceremoninë e 91-të të Oscar, ku dyshja përformuan shumë afër njëri tjetrit, me një kimi të jashtëzakonshme.

Prej ditësh interneti po zien me lajme për ta, teksa zërat u shtuan ndjeshëm pasi Irina Shayk, partnerja e Cooper, i bëri unfollow në rrjete sociale këngëtares së famshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme