Gafa, John Travolta i jep trofeun personit të gabuar

22:00 | 27 Gusht 2019
Arbresh.info

Pesë vite pasi prezantoi gabimisht Idina Menzel si Adele Dazeem në Oskar, John Travolta ka gabuar sërish në ndarjen e çmimeve në MTV VMAs.

Aktori i famshëm  po prezantonte çmimin ‘Video e Vitit’  të hënën së bashku me Queen Latifah kur ngatërroi Jade Jolie me yllin e popit Taylor Swift.

Pasi Latifah njoftoi se Swift ishte fituesja e çmimit për këngën e saj You Need To Calm Down, 65-vjeçari i drejtoi trofeun Jolie.

Në momentin që e kuptoi se bëri gabim, Travolta vetëm preku shpatullat e Jade Jolie dhe priti Taylor të vinte në skenë. Gjatë kësaj kohe, këngëtarja ishte ende në karrigen e saj duke përqafuar njerëzit rreth e rrotull që e uronin për fitoren.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme