Gabimi që bashkëshortja 10 vite më e re nuk i fali Stresit pas daljes nga burgu

12:58 | 21 Korrik 2019
L G

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, u lirua nga burgu pas 8 muajsh, një vendim që gëzoi më së shumti bashkëshorten e tij 10 vite më të re, Keisin.

Mesa duket e ka pritur deri sa doli nga burgu dhe kanë sqaruar gjithçka, arsye që sipas të njohurve të tyre është bërë shkak për prishjen e marrëdhënies.

Kujtojmë që komshia e tij, e cila aktualisht ndiqte studimet në Kanada, për shkak edhe të distancës i kushtonte edhe statuse gjatë kohës që ai ishte në burg. Por siç konfirmojnë miqtë e tyre, Stresi dhe Keisi i kanë dhënë fund historisë me njëri-tjetrin, edhe pse ata ishin të celebruar dhe po planifikonin një ceremoni private dasme në ishullin grek, Santorini.

Duhet theksuar se për 8 muaj që reperi qëndroi në qeli në burgun e Fushë-Krujës, bashkëshortja e tij shkonte ta takonte, duke mos lënë pas dore edhe postimet e pafundme në “Instagram”, të gjitha dedikime dashurie për Stresin. Mirëpo, duket se çifti është ndarë për shkak të mosmarrëveshjeve, nisur edhe nga lajmet se në momentin që u kap nga Policia, Stresi ishte në shoqërinë e një femre.

Për këtë fakt, në një intervistë për një revistë, Keisi u shpreh se do të sqarohej pasi Stresi të lirohej nga burgu. Nuk dihet nëse sqarimet për këtë çështje e kanë acaruar situatën si një gabim që Keisi nuk ia ka falur dot Stresit, apo ndarja ka ardhur për mos dakordësi për lidhjen e tyre në distancë.

Diçka është e sigurt, që Keisi i ka fshirë të gjitha fotot me Stresin nga “Instagram”-i dhe madje ka hequr mbiemrin e tij Lushaj, që e kishte në profilin e saj pas celebrimit. Së fundmi, në “InstaStory” ajo shihet duke u argëtuar me shoqen e saj, por në gisht i duket ende një unazë. Nga ana tjetër, Stresi publikoi në profilin e tij në “Instagram” një foto, ku uronte mikun e ngushtë për ditëlindje.

E kështu ka bërë edhe Keisi së fundmi. Ajo ka publikuar në “Instastory” një foto ku shfaqet në restorant, teksa sheh e qeshur nga njëri drejtim.

Ajo që bie në sy është tatuazhi i saj në krah, ku është shkruar një frazë nga një këngë e Stresit. Pavarësisht lajmeve për divorcin e tyre, reperi dhe Keisi duket se kanë vendosur që të mos reagojnë, duke i bërë të gjithë kuriozë se çfarë po ndodh. Kujtojmë që Stresi dhe Keisi janë celebruar, ndërkohë që kishin planifikuar ceremoni private dasme në një nga ishujt e Greqisë.

Madje, gjatë muajve që Stresi ndodhej në burg, nëna e tij i shkruante publikisht Keisit, ndërsa i thoshte: “Shumë shpejt veshur me të bardha Keisi. Do të jesh nuse kopertinash. Ju dua Stresi dhe Keisi!” Postimin e saj e ripostoi edhe Keisi në profilin e saj në “Instagram”, ku shprehej se ndihej krenare për vjehrrën. Ato të dyja nuk kanë dhënë detaje të tjera për dasmën, por u fol se me daljen nga burgu, Stresi do të bëhej dhëndër.

HISTORIA PASIONANTE E STRESIT ME KOMSHIEN DHE ANULIMI I DASMËS PRIVATE NË ISHULLIN SANTORINI

Keisi është vajza nga Tirana që studion në Kanada, e cila duket se i kishte rrëmbyer zemrën një “bad boy” si Arkimed Lushaj, që në muzikë njihet si Stresi. Reperi 31-vjeçar, pasi rrëfeu fejesën e fshehtë pas tri vitesh lidhjeje në distancë me partneren 10 vjet më të re, kishte planifikuar dhe dasmë me të.

Lajmin deri diku e dha vetë Stresi me anë të një statusi në “Instagram”, ku sipër fotos me partneren shkruante: “Viti 2018, viti ynë!”. Po kush është 21-vjeçarja jashtë botës së showbizit me forma perfekte, e kuruar deri në detaje, me të cilën Stresi planifikoi ceremoni private në ishullin Santorini të Greqisë, një plan tashmë i prishur.

Ajo ishte një nga komshiet e tij, për të cilën e ëma i la porosi të kujdesej që të mos e ngacmonin djemtë e tjerë ngaqë është shumë e bukur dhe kështu nisi gjithçka.

I pyetur për këtë histori dhe si nisi ajo, Stresi ka rrëfyer: “Nisi tre vite më parë, kur si i pari i lagjes që jam, nëna e Keisit më kërkoi të kujdesesha për të bijën, pra, ta mbroja nga ngacmimet e djemve të tjerë. Unë, të them të drejtën, e kisha parë në lagje dhe herën e parë që e ftova në kafe, isha në tavolinë me dy shokë. Pasi piu kafen, u çua para nesh nga tavolina dhe në atë moment unë u thashë shokëve: “Shikoni a do ta kthejë kokën nga unë, se unë nuk do e kthej”.

“Po,- më thanë ata,- e ktheu, shikoje dhe ti”. Unë nuk e pashë, sepse e dija që pas kafes do të ishte ajo që do më shkruante e para. Dhe ashtu ndodhi. Keisi më shkroi në “Instagram”, ku më falënderoi për kafen dhe respektin që i kisha dhënë në tavolinë.

Të nesërmen lamë një tjetër takim dhe kështu nisi gjithçka”. Duke qenë se lidhja e tyre ishte në distancë, pasi Keisi ndjek studimet në Kanada, ai ka zbuluar në media të tjera detaje nga kjo marrëdhënie plot pasion: “Është vetë jeta e artistit që unë bëj, jeta e natës që mund ta bëjë të dashurën time të zemrës të mërzitet, pasi thjesht asaj mund t’i duket ndryshe nga ç’është e vërteta. Ajo është shumë xheloze dhe me të drejtë…” Gjithsesi, kërkesa e saj e vetme sipas tij ka qenë: ”Të lutem, vetëm telefonin mos fik”, pasi, edhe pse në distancë fizike, ata ishin gjithë kohën në komunikim me njëri-tjetrin, 24 orë në 24.

Sa për planin e dasmës, ai tregonte: “Ne e kemi bërë planin tonë të ceremonisë së dasmës, që do të jetë totalisht private dhe jashtë Shqipërisë. E kemi menduar ta organizojmë në Greqi, sepse është dëshira e Keisit që ta organizojmë ceremoninë e martesës në ishullin Santorini. Do të jetë dasmë supermoderne dhe në planin tonë”. Madje, për këtë ceremoni ai ishte shprehur se i kishte bërë dhe ftesat gati.

Pyetjes “A të tremb martesa? ai i është përgjigjur: “Jo, aspak nuk më tremb martesa. Po punoj shumë në muzikë këto vite, që kur të martohem, të kem realizuar disa projekte. Sa për fëmijët, ata i planifikojmë pas martese, si një çift tradicional”, përfundon ai. E duket se kjo histori ka lënë gjurmë në krijimtarinë e Stresit në muzikë, pasi për dy këngët mjaft të klikuara është frymëzuar nga dashuria për Keisin.

Në “Kënga Magjike 2017”, ai mori kupë me këngën me titull “Sa herë e don”, në bashkëpunim me Anxhelo Koçin dhe Flor Banën. Ky bashkëpunim erdhi pas atij me titull “Më fal”, që u tha se ia dedikoi Keisit. Le të shohim se çfarë do të zbulojnë vetë protagonistët e momentit në showbiz për këtë histori dashurie, që u vulos me celebrim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme