G4shi publikon bashkëpunimin me Sting kushtuar nënës së tij

15:18 | 28 Gusht 2020
A. B.

Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, ditë më parë publikoi albumin e ri të titulluar “1984”.

Ky album përfshin projekte e bashkëpunime të shumta, shkruan portali arbresh.info

Reperi ka publikuar ditën e sotme një projekt të ri muzikor në bashkëpunimin me ikonën e muzikës ‘rock’, Sting, dedikuar nënës së tij.

Kënga titullohet “Mama”, dhe Sting shkroi vijën e dytë melodike të këngës e cila është pjesë e albumit të ri të Gashit që mban titullin “1984”.

Pas “1984”, reperi nga Kosova bëri edhe një dokumentar në lidhje me vështirësitë dhe sfidat që kishte hasur në karrierë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme