G4shi vazhdon të jetë njëri prej reperëve më të pëlqyer e më të kërkuar në tregun ndërkombëtar.
I njëjti pas festivalit “Sunny Hill”, ka nisur turneun e koncerteve nëpër Evropë, teksa do të performojë në vende të ndryshme.
28-vjeçari po ashtu tash e një kohë po punon për albumet e reja, që pritet t’i sjell gjatë ditëve në vijim.
Ndërsa sot (e diel), ai ka bërë një postim në rrjetin social, Instagram, i cili tregon se nuk ka fjetur që pesë ditë, për shkak të angazhimeve në muzikë.
Nuk kam fjetur që pesë ditë, është çmenduri sa shumë kam punuar. Gjithmonë e pyes veten se si këta artistë ankohen ‘që e jetojnë jetën’, por kjo më ka bërë të suksesshëm që të ndjek çdo gjë. Mezi po pres t’i përfundoj dy albumet që të kaloj më shumë kohë me familjen. Më mungon koha kur nuk brengosesha për njerëzit. Prindërit më thanë që janë krenarë me mua”, ka shkruar ndër të tjerash reperi me prejardhje nga Drenica.
Ndryshe, G4shi në festivalin “Sunny Hill” lansoi këngën e re “Never Forget” në versionin audio. /Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...