Google ADS

Fytyra e Loredanas shfaqet në ‘billboardin’ e Times Square në New York

12:22 | 21 Korrik 2022
A. B.

Reperja shumë e përfolur, Loredana Zefi është gjithmonë në fokus të mediave rozë.

Fama e saj ka depërtuar edhe në tregun ndërkombëtar dhe kjo po dëshmohet çdo ditë e më shumë, shkruan arbresh.info

Një sukses të radhës, Lori e ka arritur edhe së fundmi duke u shfaqur në ‘billboardin’ gjigant të Time Square në New York.

Foto e saj në sheshin e qytetit amerikan u publikua nga Spotify, ndërsa u ripostua edhe nga vet reperja në llogarinë e saj në Instagram.

Në anën tjetër, ajo po vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte, teksa edhe po punon në projekte të reja muzikore.

Kujtojmë që reperja përveç kësaj është edhe një nënë e përkushtuar e një vajzë, që erdhi si rezultat i lidhjes për shumë vite me reperin Mozzik. /arbresh.info/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Spotify (DE, AT, CH) (@spotifyde)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme