Lajmi se ata janë në pritje të një fëmije tjetër, të cilin Megan Markle dhe Princi Harry e njoftuan ditën e Shën Valentinit, ka udhëtuar nëpër botë, dhe veshja që Dukesha veshi me atë rast ka një kuptim të veçantë.
Çifti njoftoi lajmin e shtatzënisë me një foto bardh e zi të bërë nga shoku i tyre, fotografi Misan Hariman, në atë që supozohet të jetë oborri i shtëpisë së tyre, transmeton portali arbresh.info
Skena idilike u kompletua nga fustani i lehonisë që Meghan kishte veshur në foto.
“Ne mund të konfirmojmë që Archie do të bëhet një vëlla i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur me ardhjen e fëmijës së tyre të dytë,” tha një zëdhënës i çiftit.
Lajmi për shtatzëninë e dytë të Meghan besohet se e ka gëzuar Mbretëreshën dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore.
Data në të cilën ata njoftuan lajmin e shtatzënisë është shumë e veçantë, por jo sepse ishte Dita e Shën Valentinit, por sepse më 13 shkurt 1983, Princesha Diana njoftoi se priste një fëmijë tjetër, Princin Harry, që do të thotë se ditën tjetër, më 14 shkurt lajmi ishte nëpër faqet e para të gazetave.
Me rëndësi të veçantë është veshja me të cilën Megan Markle zbuloi se ishte shtatzënë. Në foto, ajo ka veshur një fustan maxi me ngjyrë krem të dizajnuar nga Carolina Herera dhe tani dihet që fustani ishte qepur për Megan ndërsa ajo ishte shtatzënë me Archie, i cili këtë vit mbush dy vjeç.
Veshur me një fustan për fotografi me rastin e shtatzënisë së saj të dytë, dukeshja e bëri fëmijën e saj të parë një pjesë të atij momenti të veçantë./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...