Ceremonia e ndarjes së çmimeve “BRIT 2019” ishte një ngjarje e rëndësishme dhe një nga fituesit ishte edhe Dua Lipa.
Ajo ka marrë vëmendjen e mediave vendore për dukjen fantastike gjatë mbrëmjes së kaluar në Londër.
Shumëkush mendon se zgjedhja e fustanit të kaltër me shumë yje mund të ishte politike – edhe nëse ishte e rastësishme.
Duket se shikuesit mendonin se veshja e saj dukej si Flamuri Evropian, i cili duket si përgjigje kundër klimën aktuale të Brexit, shkruan e përditshmja britanike, express.
Disa prej komentuesve shkruanin se veshja e saj e kaltër me yje të bardhë i referohen flamurit të vendlindjes së saj, Kosovës.
Ndërkohë, këngëtarja 23-vjeçare është shpërblyer me çmimin “Kënga më e mirë britanike e vitit” në saje të këngës “One Kiss”, të cilën e solli në bashkëpunim me Calvin Harrisin.
Ndryshe, Dua së fundi ka bërë të ditur se ka arritur shifrat prej dhjetë milionë abonuesve në kanalin e YouTubes.
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...