Google ADS

Fustani 1.8 mijë dollarë i Melania Trump u tërhoqi vëmendjen të gjithëve (FOTO)

07:59 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump, është shfaqur shumë e ëmbël me një fustan rozë, i cili ka kushtuar jo pak, por plot 1,795 dollarë.
Veshja që Melania, dje, kishte zgjedhur për të marrë pjesë në krah të bashkëshortit të saj në Ohio, këtë herë i ishte besuar një emri femëror.

Zonja e Parë ua ka besuar veshjet Dolce & Gabbana, Michael Kors dhe Dior në të kaluarën, por këtë herë ajo i besoi një stilisteje, Monique Lhuillier, dhe siç mund të pritej, komentet ishin shumë pozitive.

Fustani rozë me lule të qëndisura, që i rrinte pas trupit, ishte zgjedhja e duhur që Lhuillier kishte bërë për Melania-n.

mee_1501133759-9991545
Duke qëndruar në krah të bashkëshortit, Presidentit Donald Trump, Melania dukej mjaft elegante dhe e gjatë, falë edhe takave rozë nga Christian Louboutin.

Po ashtu, ajo mbante edhe syze për të shpëtuar nga dielli i fortë, ndërsa flokët i kishte të valëzuara mbi supe. E këndshme dhe shumë elegante.

Megjithatë, vëmendja kryesore e të gjithëve ishte te fustani – një zgjedhje e shkëlqyer e Zonjës së Parë.

Kur është fjala për t’u dukur, Melania nuk e merr parasysh çmimin. Në maj, ajo veshi një xhaketë me ngjyra të ndezura nga Dolce & Gabbana, e cila kushtonte 51,500 dollarë.
Zgjedhja edhe atëherë ishte e mrekullueshme, por shumë njerëz pyetën pse zgjedh veshje kaq të kushtueshme.

Megjithatë, kjo stil i verës, për Melania-n është shumë femëror dhe i ëmbël. Ngjyrat e çelura janë sezonale dhe brenda tyre, ajo duket gati perfekte.

meee_1501133765-5265133

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme