Fundi i një spektakli, sonte për herë të fundit nën emocionet e BBVA2

12:35 | 6 Maj 2023
K.B

Sonte mbaron spektakli më i ndjekur i momentit “Big Brother Vip Albania”.

Nisi më 24 dhjetor të vitit që lamë pas me 36 banorë, dhe pas 136 ditësh sonte përmbyllet edhe ky sezon i dytë.

Tashmë edhe siç dihet në finalen e madhe janë, Luiz Ejlli, Efi, Kristi dhe Dea.

Për sonte nga prezantuesja e këtij formati, Arbana Osmani, është ptemtuar një spektakël i pa parë.

E madje edhe çmimi i biletave nis nga 500 euro e më lartë.

Kjo finale premton emocione dhe surpriza të shumta, përfshirë këtu dasmën mes Luizit dhe Kiarës.

Kush do të fitojë çmimin e madh?

Mbetët të shihet se si do të shkojë edhe kjo natë e fundit e këtij rrugëtimi katër mujorësh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme