Frontana Pacolli, këngëtarja e re nga Zvicra që premton shumë

10:18 | 29 Janar 2022
L G

Frontana Pacolli një vajzë shumë e re, por që premton shumë për muzikën shqiptare.

Ajo jeton në Zvicër me familjen e saj, mirëpo flet shumë rrjedhshëm gjuhën shqipe.

Frontana ka realizuar disa këngë, deri tash dhe njëra ndër to, është bashkëpunim me këngëtaren e mirënjohur nga Shqipëria, Manjola Nallbani, shkruan arbresh.info.

Bashkëpunimi i Frontanës dhe Manjola Nallbanit titullohet “Gjuha e shpirtit” dhe është publikuar në nëntor të vitit 2020.

Frontana po ashtu u ka kushtuar një këngë edhe prindërve të saj të titulluar “Urime përvjetorin”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme