Shumica e damave të famshme nuk rezistuan që bash me këtë frizurë të shëtisnin në tepihun e kuq.
Akademia Amerikane e Filmit ka shpërblyer artistët më të mirë të filmit, më 4 mars 2018, për punën e tyre në vitin e kaluar, ndërkaq ne do t’u përkushtohemi frizurave më të bukura me të cilat aktoret kanë shëtitur në tepihun e kuq.
Në të vërtetë, tallazet kanë qenë frizura më e popullarizuar në ndarjen e këtij viti të çmimit Oscars, që është mbajtur në teatrin Dolby në Los Angeles, transmeton Telegrafi.
Në tepihun e kuq kanë mundur të shihen të gjitha, nga tallazet e buta si në rastin e Margot Robbie deri te kaçurrelat e Jennifer Lawrence.
Ky tip i frizurës vërtet u rri mirë të gjitha femrave, pa marrë parasysh gjatësinë e flokëve, posaçërisht damave, flokët e të cilave kanë qime të holla, por që janë në kërkim të vëllimit plotësues.
Mbi të gjitha, fjala është për frizurën ideale për dalje në mbrëmje me të cilën çdo kombinim i modës bëhet më glamuroz.
Në vazhdim shikoni se cilat nga damat e famshme kanë vendosur për këtë frizurë në ndarjen e Oscars…
Jennifer Lawrence
Greta Gerwig
Ashley Judd
Allison Williams
Zendaya Colman
Jennifer Garner
Margot Robbie
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...