Frikësohet i dashuri i JLo, Alex Rodriguez: Shpresoj që një ditë të mos më nxjerrë jashtë shtëpisë

08:30 | 21 Nëntor 2018
A. B.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë padyshim çifti më i njohur dhe më i komentuar nga mediat rozë.

Dyshja ka dy vjet që janë në lidhje dhe shpeshherë publikojnë edhe imazhet tejet provokative ku komentohen, shkruan Daily Mail përcjell portali arbresh.info

Ish-sportisti i njohur Rodriguez  ka zbuluar se shpërngulja në shtëpinë e të dashurës e ka frikësuar.

Kështu së paku ka thënë 43-vjeçari në emisionin e Piers Morganit duke shtuar se ka menduar që ylli amerikano-latin do ta nxjerr një ditë jashtë shtëpisë.

Në pyetjen e moderatorit, “A thua ndonjëherë me veten se si je kaq me fat?”, Alex iu përgjigj me buzëqeshje.

“Shpresoj që ajo të mos zgjohet ndonjë ditë e të thotë, ‘Në rregull, tani erdhi koha të dalësh jashtë!’”, tha ai.

Theksojmë se Alex tashmë ka nxjerr në shitje vilën 6.5 milionë dollarëshe në Hollywood Hills gjersa është duke jetuar në apartamentin luksoz njujorkez të J.Lo, i cili kap vlera e 15.3 milionë dollarëve. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme