Françeska Murati ka qenë banorja që u eliminua mbrëmë (e shtunë) nga Big Brother VIP Albania 3.
Ajo ka qenë e ftuar në ‘Fan Club’, ku ka folur për gjithë eksperiencën në shtëpi.
Ish-konkurrentja shprehu zhgënjimin nga Heidi Baci, me të cilën ka pasur një miqësi, që më pas i la vendin konflikteve dhe debateve.
“U zhgënjeva nga fakti që ajo u afrua me mua, u prezantua si shoqja ime, donte të krijonte marrëdhënie me mua. Vinte në krevat, ftonte dhe Romeon, thoshte të kam shoqe. Shkonte në dhomë të rrëfimit pastaj dhe thoshte Françeska do të hyjë në mes të çiftit. Unë kam ngelur e shokuar”, u shpreh ajo.
Modelja shqiptare la garën dhe çmimin e madh në gjysmëfinale, duke lënë pesë konkurrentë të tjerë në finale.
Ndërkohë në finale janë: Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi.
Në këto ditë të fundit, gara veçse po bëhet më e ashpër dhe tashmë këta janë në ‘luftë’ për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...