Suksesi i fotografit të njohur shqiptar, Endrit Mërtiri, duket se nuk ka të ndalur.
Pas seteve fotografike me Dolce Gabbana-n, Mërtiri është bërë pjesë e stafit të stilistit të famshëm turk Tarik Ediz, duke zëvendësuar kështu Russel James, fotografin e Victoria’s Secret.
Kjo është treguar nga vetë fotografi i njohur, i cili në një status të shkruar në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që kanë besuar tek ai dhe që e kanë mbështetur gjatë gjithë këtij rrugëtimi.
“Shumë i lumtur të ndaj me ju lajmin që isha unë fotografi i koleksionit të ri të Tarik Ediz”, shkruan Endriti.
“Pas fotografit Russel James dhe modeles Sara Sampaio, si staf i Victoria’s Secret, jam shumë i lumtur që ata më zgjodhën mua e unë sigurisht zgjodha 4 modele shqiptare për të promovuar bukurinë shqiptare në mbarë botën!
Jam shumë i lumtur që kemi bërë një punë të mrekullueshme! Faleminderit stafit tim të mrekullueshëm dhe të pazëvendësueshëm e gjithashtu modeleve që e bënë punën tonë akoma më të bukur!”
Tashmë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim çfarë ka rezervuar 2017-a për Mërtirin.
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj