Google ADS

Foto sesioni më i ëmbël nga Bardhi dhe Sara

13:05 | 4 Korrik 2024
E.H

Këngëtari Bardhi Idrizi dhe modelja Sara Gjordeni janë çifti më i komentuar në mediat rozë.

Dyshja së shpejti pritet të sjellin në jetë një vajzë ndërsa nuk hezitojnë të ndajnë me fansat e tyre imazhe të ëmbla.

Në imazhet e fundit, Bardhi dhe Sara janë shfaqur të entuziazmuar dhe plotë emocione teksa nuk kanë munguar as komentet pozitive.

Ndryshe, Bardhi dhe Sara kanë nisur lidhjen e tyre të dashurisë gjatë qëndrimit në spektaklin Big Brother Vip Albania 3./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale