Ai është padyshim njëri ndër këngëtarët më të njohur e të pëlqyer në skenën muzikore.
Bëhet fjalë për këngëtarin Gena i cili gjithmonë ka qenë i rezervuar sa i përket jetës së tij private, duke u kujdesur ta mbajë gjithmonë larg medieve e publikut.
Por së fundmi Gena për të gjithë fansat e tij ka prezantuar të dashurën e tij përmes një fotografie që ai ka postuar në profilin e tij në Instagram.
Gena në këtë fotografi shihet duke përqafuar të dashurën e tij bionde që sipas etiketimit që ai i ka bërë ajo quhet Lori.
Çifti duket se kanë shkuar në pushime në “Punta Cana” në Republikën Dominikane.
“Une dhe zemra ime”, kishte lënë mbishkrim Gena në këtë fotografi.
E këngëtarit nuk i kanë munguar as komentet nga fansat.
“1 je dh zemren e paske shume te mire si veten. Kalofshi bukur!”, “Ma i miri je”, ishin këto komentet e fansave.
Edhe e dashura e tij në profilin e saj në Instagram në profil ka lënë një fotografi ku shihet së bashku me Genën.
Kujtojmë se këngëtari i njohur është baba i dy vajzave Helga dhe Nasiola të cilat janë shumë të bukura.
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...