Është një prej kantautorëve më të suksesshëm shqiptarë dhe të gjitha projektet që sjell kanë suksesin e garantuar.
Kështu ndodh jo vetëm me projektet personale, por në përgjithësi edhe ato që realizon.
Tirana ka qenë vendi i studios së tij, atje ku ka mbledhur artistë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.
Por tani, siç mëson emisioni Express i KTV-së, nuk do të jetë më kështu.
Nga burime të afërta me kantautorin, është kuptuar se Flori tashmë është shpërngulur për të jetuar në Prishtinë.
Për më tepër, mësohet se artisti shqiptar është në lidhje me një nga prezantueset e njohura në Kosovë.
Nuk dihet nëse kjo është arsyeja e shpërnguljes se tij në Prishtinë, por një gjë është e sigurt, nëse kjo lidhje shkon për së mbari, Flori do të jetë dhëndër i Kosovës.
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...