Google ADS

Flori dëshiron të bëhet burri i Bebe Rexhës

10:33 | 4 Janar 2019
Arbresh.info

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjete sociale dhe po vazhdon të komentohet për jetën e saj private.

Ajo më një postim të bërë në ‘Instagram’ befasoj të gjithë kur tha se po kërkon një burrë dhe duhet të ia gjejnë sa më shpejt, shkruan arbresh.info.

E për këtë, ka reaguar edhe këngëtari dhe kantautori nga Shqipëria, Flori Mumajesi i cili ka treguar se ai i ka dërguar një mesazh 29 vjeçares.

“Tak Tak… Hape derën. Jam un burri më shpejt se kaq nuk mund të vija” ishte mesazhi që Flori i ka shkruar Bebes në Instagram.

Megjithatë, nuk dihet ende nëse do të reagojë këngëtarja shqiptare për këtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme