Flor Binaj, ose siç rëndom e quajmë “polici i Portokallisë” duket se këtë verë ka vendosur të eksperimentojë dhe ta çojë karrierën e tij në një tjetër drejtim.
Siç e dimë, ditën e nesërme nis maratona një mujore e Kampionatit Botëror të Futbollit dhe të gjithë televizionet “kanë ndezur motorët” për të përdorur të gjitha asetet e tyre sportive në mënyrë që shikueshmërinë ta kenë të garantuar.
Sipas burimeve të Blitz.al, Flor Binaj do të zhvendoset në ekranin e “TVSH” këtë periudhë, ku së bashku me Hygerta Sakon dhe Erjona Sulejmanin e cila është ish bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemaili dhe ushtron profesionin si modele, do të drejtojnë emisionin kryesor të mbrëmjes në “TVSH”. Sigurisht emisioni do t’i dedikohet tërësisht ndeshjeve kryesore që në shumicën e rasteve janë ato të orës 21:00.
Në fakt Flori nuk e ka lënë ekranin e “Top Channel”, pasi ky në “TVSH” është thjesht një projekt i momentit me një kontrate me afat të caktuar.
Përballë Florit, Hygertës dhe Erionës, në “Top Channel” do të jetë Eduard Manushi, i cili përgjatë gjithë muajit do të drejtojë emisionin kryesor sportiv.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën