Dje, themeluesi dhe CEO i Facebook, Mark Zuckerberg dëshmoi para komitetit të shërbimeve financiare të Shtëpisë së Përfaqësuesve të Sh.B.A.-ve në lidhje me lançimin e monedhës virtuale të Facebook, Libra.
Gjatë dëgjesës, Zuckerberg u përball me pyetje të vështira nga Alexandra Ocasio-Cortez dhe ligjvënës të tjerë mbi procesin e filtrimit dhe kontrollimit të vërtetësisë së përmbajtjes së Facebook, si dhe për lidhjet me organizata supremaciste.
Interneti nga ana tjetër, pasi i dha fund debatit mbi ç’u dëshmua, filloi të diskutonte flokët e Zuckerberg. Si ka mundësi që një njeri kaq i pasur dhe kaq i pushtetshëm nuk gjen dot një berber të hajrit?
Por fajin nuk e ka berberi. E ka Zuckerberg. Ose me saktë, adhurimi i tij i pamatë për perandorin romak, Jul Çezarin. Themeluesi i Facebook është i fiksuar me Çezarin dhe ky fiksim, mesa duket, arrin deri te imitimi i flokëve.
Në një profil për The New Yorker vjet, Zuckerberg tha: “Mendoj se Augusti ishte mahnitës. Me pak fjalë, përmes politikave të ashpra, ai siguroi paqen në botë për dyqind vjet. Si ia doli? Nga njëra anë, paqja në botë është një nga synimet më të përfolura kohët e fundit. Dyqind vjet ama duken si një shifër e paarritshme. Nga ana tjetër, ajo paqe s’u arrit falas. I është dashur të bëjë gjëra të caktuara.”
Gjithashtu, vajza e dytë e Zuckerberg quhet August dhe ai vetë e shpenzoi muajin e mjaltit duke fotografuar skulptura të ndryshme të Augustit./revistaanabel/
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...