“Hakmarrje 24 orëshe”, e quan Shpresa Lushaj arrestimin e të birit, Stresi dy ditë më parë në një hotel në zonën e Linzës në Tiranë.
Arrestimi i reperit të njohur bëri mjaft bujë, ndërsa policia sqaroi se ai ishte pjesë e një bande kriminale që shpërndanin narkotikë në kryeqytet.
Po ashtu policia publikoi edhe videon e arrestimit, teksa shihet që këngëtari është prangosur gjysmë i zhveshur në një dhomë hoteli, ndërsa mbi tavolinë kishte edhe viza kokaine.
Mirëpo sipas nënës së Stresit, e cila është shprehur për gazetën ‘Panorama’ e gjithë kjo skenë ka ndodhur për hakmarrje. Gjithaçka ka ndodhur pas padisë që i shoqi i saj Sali Lushaj ka depozituar në Gjykatën e Tiranës për deputetin e PS, Taulant Balla.
“Padia që i bëri bashkëshortit im zotit Taulant Balla, mënjeherë u kthye restoja me ndalimin dhe arrestimin e Stresit. Pra është një hakmarrje 24 orëshe’, shprehet ajo.
Lushaj shton më tej se pistoleta e pretenduar se mbahej nga i biri nuk eshtë e tij. Ajo thotë se djali ka qenë në një ditëlindje e më pas ka fjetur në hotelin ku i shkoi policia, që sipas saj e arrestoi në gjumë.
“U bë një gjyq pa njoftuar fare, duke thënë se ishte në procedim, po e ndiqnin. Një vendim i pabesueshëm në kuptimin që nuk ka ndodhur një krim, Stresi nuk është as bandë dhe as grup kriminal. Absolutisht është një artist i lirë”, ka shtuar ajo.
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...