Ai është sot ndër gazetarët më të njohur të showbiz-it shqiptar.
Bëhet fjalë për Ervin Kurtin i cili zbuloi më tepër për veten gjatë emisionit “Rudina” në Tv Klan.
Ai tha se vite më parë i vinte turp të pranonte që ishte nga fshati dhe thuajse gjithnjë e shmangte si pyetje. Por sot gazetari rrëfeu se puna dhe kontakti me njerëzit e ka ndihmuar atë të çlirohet nga komplekset dhe të flasë pa ndrojë për origjinën dhe pasionet e tij.
Rudina Magjistari: Ti je një djalë që e ke nisur nga fshati, ke arritur të punosh fort dhe sot je bërë i famshëm, ke një punë të mirë që e do. Ia ke dalë vetë.
Ervin Kurti: Absolutisht po. Unë nuk e kisha tagër që të bëhesha model suksesi që t’më ndiqnin të tjerët. Unë ndoqa ëndrrën time. Ka qenë pak e vështirë për mua, në fillim ndihesha i turpëruar kur i thoja njerëzve që jam nga fshati ose nuk ua thoja fare. Unë gjimnazin e kam bërë tek gjuhët e huaja dhe kur më pyesnin nga je, unë thoja nga Tirana. S’ka qenë kaq e emancipuar Farka para 17 vitesh, tani është kthyer në destinacion. Puna dhe kontakti me njerëzit më bëri të pyes veten përse duhet të kisha turp se isha nga fshati, kur në mëngjes kam pirë qumësht lope të freskët, jam ushqyer me fruta të freskëta, kam ngrënë nga produktet e kopështit…
Rudina Magjistari: Dhe kur të gjithë sot po duan të shkojnë në fshat…/tvklan.al
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...