“Dit e nat” dhe “KTMD” janë dy projektet e reja të këngëtares Flaka Krelani, të cilat i ka publikuar gjatë periudhës së vetë-izolimit.
Megjithatë, duket se këto nuk janë të fundit për këtë kohë karantine pasi ajo nesër pritet të publikojë këngën e re, e cila është bashkëpunim.
Ajo së fundmi ka njoftuar fansat se nesër do të sjellë bashkëpunimin e ri me J.Pak.
“Gun Shot” mban titullin projekti i ri i saj, i cili është paraparë të lansohet nesër në orën 20:00.
“Gun Shot në bashkëpunim me J.Pak, e martë ora 20:00”, ka qenë përshkrimi krahas postimit të ndarë me ndjekësit në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B_fZLStJvhJ/?utm_source=ig_embed
Kënga është punuar në studion ‘j2lrecords’, ndërsa producimin e ka bërë ‘xhimikrelanos.
Përveç me projekte muzikore, Krelani këto ditë ka përçuar mesazhe të shumta inkurajuese për këtë periudhë pandemie globale. /Telegrafi
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...