Google ADS

Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj i ri është sheik arab në Dubai: Shqiptarët më kanë dalë për hundësh

10:48 | 29 Nëntor 2024
Q L

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka bërë një rrëfim të sinqertë në një intervistë të fundit për Prive, duke shpalosur detaje të panjohura për jetën e saj personale dhe profesionale.

Ajo foli hapur për periudhën e vështirë që kaloi, kur u përball me sfida të mëdha psikologjike, të cilat shpesh i reflektonte në publikimet e saj në rrjetet sociale. Fjolla kërkoi falje për deklaratat dhe emrat që mund të ketë përmendur në ato momente.

“Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe ndjej keqardhje për të gjithë ata që mund të kem lënduar me ato që kam thënë. Ishte një kohë kur nuk isha mirë emocionalisht dhe për këtë kërkoj falje,” u shpreh Fjolla me sinqeritet.

Ndër të tjera, Fjolla ndau detaje për jetën e saj private, duke konfirmuar se është në një lidhje romantike me një sheik arab nga Dubai. Këngëtarja theksoi se është e lumtur në këtë raport, duke lënë të kuptohet se kjo lidhje është shumë e rëndësishme për të.“Nuk është shqiptar, jeton në Dubai. Me këta këtu [shqiptarët] më kanë dalë për hundësh,” tha ajo, duke shtuar me humor dhe çiltërsi mendimin e saj për marrëdhëniet e kaluara.

Ky rrëfim i Fjollës vjen si një reflektim mbi të kaluarën e saj dhe një kapitull i ri në jetën e saj, i mbushur me dashuri dhe qetësi shpirtërore. Këngëtarja, e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, mbetet një nga emrat më të përfolur në skenën shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme