Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, para disa ditës pranoi propozim për martesë.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa pranoi një unazë unike dhe trëndafila.
Ajo tashmë ka vendosur të zbulojë edhe identitetin e partnerit, i cili rezulton të jetë biznesmeni, Fisnik Syla.
https://www.instagram.com/p/CGk_fhtJ-Sc/?utm_source=ig_embed
Bukuroshja shqiptare ka ndarë një imazh me të, ndërsa ka zgjedhur fjalët më të dashura për ta përshkruar.
“Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet”, ka shkruar artistja.
Mes tjerash ajo shtoi: “Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar por kur dashuria është e vërtet atëherë ajo është ne gjendje te superoj çdo vështirësi çdo pengesë sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengese fituam njeri tjetrin. Te dua”.
Përndryshe, Fjolla për momentin është duke qëndruar në arrest shtëpiak, pasi u kap me armë në pikën kufitare të Morinës. /Telegrafi/
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka