Pasi iu dha masa e arrestit të shtëpisë Fjolla Morina është rikthyer në rrjetet sociale. Ajo ka postuar disa video në Instastory, ku shihet së bashku me vajzën e saj të vogël Alayah.
Këngëtarja duket në formë të mirë, e grimuar dhe e buzëqeshur, duke lënë të kuptohet se po mundohet ta kalojë këtë periudhë të vështirë sa më lehtë.
Fjolla tashmë do jetojë në një shtëpi që do e marrë me qira pranë Gjykatës në qytetin e Kukësit.
Kujtojmë se Fjolla akuzohet për “trafikim të armëve dhe municionit”. Pavarësisht se prokuroria kërkoi në fillim “arrest me burg” për këngëtaren, gjyqtarja Merita Karaj ka vendosur arrest shtëpie për të.
Por i çuditshëm është fakti që për dy djemtë, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, të cilët shoqëronin Fjollën dhe nuk kishin gisht në armët që ajo posedonte, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Seanca e djeshme për vendosjen e masës së sigurisë nisi në orët e para të mëngjesit dhe përfundoi pak minuta më parë pas sorollatjeve për vërtetimin e shtatzënisë së Fjolla Morinës. Pak pas shoqërimit në polici, pas një kontrolli gjinekologjik, këngëtarja rezultoi se ishte 2-muajshe shtatzënë dhe ajo e vërtetoi këtë me një eko.
Mirëpo në fund, pas një rikontrolli rezultoi se ekoja ishte false dhe se Fjolla nuk ishte shtatzënë. Këngëtarja u përpoq ta përdorte këtë si pretekst për t’i shpëtuar burgut dhe ja arriti sërish qëllimit të saj duke ju caktuar masa arrest shtëpie.
Avokatja e Fjolla Morinës deklaroi ditën e djeshme se armët e gjetura në çantën e këngëtares nuk ishin armë zjarri, sepse njëra prej tyre ishte çakmak, ndërsa tjetra pistoletë për t’u mbrojtur nga qentë dhe kafshët e egra./lapsi/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...