Fjolla Morina ka bërë një postim në profilin e saj në Instagram për të dhënë mendimin dhe shpjegimin e saj për performancën shumë të kritikuar që ka bërë mbrëmë në Skenderaj.
Fjolla thotë se nuk po i besonte syve kur është zgjuar në mëngjes dhe po lexonte çfarë po shkruhej për të.
Ajo më pas vazhdon duke thënë se ka performuar dhe kënduar siç bëjnë të gjitha këngëtaret e zhanrit të saj, ashtu siç performon në çdo qytet tjetër të Kosovës dhe Skenderaj s’ka pse të jetë ndryshe.
Fjolla tregon se nuk po çuditet me këto reagime dhe thekson se veshja e saj ishte e njëjtë si ajo e Rita Orës kur performoi në Prishtinë dhe se njerëzit po kanë probleme me çdo femër që performon në një trupore dhe se ” marrin gurë dhe qëllojnë”.
“Une i kendoj Shqiptareve kudo qe jane pa dallim vendi per mua jane te gjithe publiku im. Pse nuk i lexova keto komente kur kendoja ne Prishtin ose ne Tiran a kudo qofte ku ka Shqiptare?!!!”, është pyetja e Fjollës
https://www.instagram.com/p/B0VmbzYpKjc/
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...