Fjolla Morina me këtë datë feston ditëlindjen e 34-të, meqë rast urimet për të filluan që nga orët e para të ditës së sotme, shkruan lajmi.net.
Pas mesnatës, kur ora shënoi 00:00, këngëtaren e priti një befasi e këndshme tek dera e shtëpisë.
Një tortë dhe qirinj rreth saj ishin vendosur tek dera, ndërsa Fjolla u befasua kur doli bashkë me vajzën dhe i pa.
Më pastaj, ajo publikoi tjetër video me tortën në duar dhe tregoi se sot është ditëlindja e saj, andaj mori urime të shumta.
Për ndryshe, “Lule” mban titullin kënga e fundit nga Fjolla Morina, të cilën e solli në duet me Beraton.
https://www.instagram.com/p/B–guwepeDD/?utm_source=ig_web_copy_link