Këngëtarja e mirënjohur, Fjolla Morina kohët e fundit është pjesë e pandashme e mediave rozë.
Ajo po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale, duke bërë postime të ndryshme publike lidhur me jetën e saj private.
Sot, artistja publikoi dy imazhe, në të cilat shihet mjaft e lumtur në krahët e personit të saj të zemrës, Fisnik Sylës.
Krahas postimit që bëri në instagram për 422 mijë ndjekësit e saj, artistja shkroi: Vendi më i lumtur në tokë është me ty.
Ndërkohë, ditë më parë, këngëtarja ka bërë një dedikim për djalin që i ka rrëmbyer zemrën.
“Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është ne gjendje te superoj çdo vështirësi çdo pengesë sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua”, ka shkruar Fjolla Morina, krahas fotografisë në të cilën shihej pranë të dashurit.
Ndryshe, Fjolla Morina që nga muaji shtator po vuan dënimin e vendosur nga gjykata “arrest shtëpie”, pasi në makinën e saj janë gjetur dy pistoleta./orainfo/
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...