Kënëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë së fundmi e ftuar në ceremoninë e çmimeve “Booker”.
Ajo theksoi se leximi e ka ndihmuar atë të kalonte kohët e ‘tensionuara’ në turne dhe të lidhej me trashëgiminë e saj.
Në një fjalim kryesor të mbajtur në ceremoninë e “Booker Prize 2022”, kantautorja, 27 vjeçare, tha se shkrimet e mira “kanë fuqinë t’i bëjë njerëzit të ndihen mirë”.
Çmimi kryesor u fitua nga autori nga Sri Lanka, Shehan Karunatilaka, për romanin e tij “The Seven Moons Of Maali Almeida” dhe u prezantua nga Mbretëresha Camilla.
🔊 | Listen to @DUALIPA’s full speech at @TheBookerPrizes in London tonight, talking about how literature has impacted her life and career [@BBCSounds] pic.twitter.com/15Q8ALbAMa
— Dua Lipa Hungary (@dlipahungary) October 17, 2022
Në fjalët e saj gjatë aktivitetit, në The Roundhouse në Londër, Lipa vlerësoi shkrimtarin Ismail Kadare, e duke përmendur edhe librin e tij “Kështjella”.
“Është një nder i madh të jesh në mesin e disa prej mendjeve letrare më të mëdha të botës për të folur për një nga kënaqësitë më të thella në botë: leximin e një libri”, tha ajo.
“Leximi është një pasion që ka marrë shumë forma për mua. Ashtu si shumë fëmijë të tjerë të shkollës londineze, obsesionet e mia të hershme përfshinin Roald Dahl dhe Malorie Blackman, të cilët të dy më dhanë perla të vogla urtësie që më udhëheqin edhe sot”.
Lipa tha se puna e Kadaresë gjithashtu e ndihmoi atë “të lidhej me trashëgiminë dhe identitetin e familjes sime si shqiptarë të Kosovës”.
“Mësova për frymën e rezistencës shqiptare, po atë vendosmëri kokëfortë që i mban kosovarët të luftojnë për njohjen ndërkombëtare për pavarësinë tonë sot”, shtoi më tej ajo.
Fituesja e “Brit” vazhdoi: “Shpesh pyes veten nëse autorët e kuptojnë se sa dhurata na bëjnë”.
“Sot, angazhimet e turneut më çojnë në të gjithë globin dhe jeta është shpesh e tensionuar. Ndonjëherë vetëm për të mbijetuar, dhe në këto momente, janë librat që më qetësojnë”.
“Ne të gjithë duam vetëm të duam dhe të na duan dhe të gjejmë vendin tonë në botë, dhe autorët me të vërtetë na ndihmojnë ta bëjmë këtë”.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...