Ditën e sotme vogëlushja e Loredanës dhe Mozzik, feston ditëlindjen.
Hana mbush 1 vjeçe dhe në një ditë si kjo ajo ka marrë urimin më domethënës nga nëna e saj.
Loredana ka publikuar në Instagram, një foto të vogëlushes dhe në përshkrimin e saj hap zemrën në kuptimin e plotë të fjalës. Ajo tregon se ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë, pasi u përball me humbjen e të atit, sëmundjen e së ëmës dhe ndarjen nga Mozzik.
“E pabesueshme, nuk ishte një vit i lehtë! Si ishte jeta ime si këtë vit? Nëna ime ishte me kancer por për fat të mirë e mposhti atë. Babi ndërroi jetë kur unë isha në media sepse dyshohesha se kisha mashtruar. Babai me të vërtetë u prek, e pas kësaj erdhi ndarja nga Mozzik. A duhet të vazhdoj të tregoj? Një vit i trishtuar, por në të njëjtën kohë viti më i bukur që mund të kisha ndonjëherë sepse ti Hana ekziston. Shpesh mendoj nëse po bëj gjithçka siç duhet, apo nëse ia vlen të fitoj kaq shumë para? Ndoshta nuk më duhen miliona, por janë të nevojshme për të përballuar jetën çdo ditë.
Ndoshta edhe ju mund t’ju ndodhë që të martoheni, të bëheni me fëmijë dhe më pas të mbeteni vetëm me të.
Por çfarë do të ndodhte nëse ju do të vareshit nga paratë e bashkëshortit?
Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të martohesha, do të ndahesha dhe do të përfundoja si një nënë beqare, por a doni të jem e sinqertë? Unë mund ta menaxhoj atë lehtësisht, unë punoj dhe përdor çdo sekondë që kam me Hanën. Prandaj, gëzuar ditëlindjen Hana, nuk kam nevojë për asgjë kur të kam ty”, shkruan reperja.
Kujtojmë se ditën e dielë, Loredana ka organizuar një festë për vogëlushen, e cila nga ftesa duket se do të jetë madhështore.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...