Google ADS

Fituese e dyfishtë e ‘Grammy’, ky është personi që i besoi dhe e bëri të famshme Dua Lipan

10:35 | 18 Shkurt 2019
Arbresh.info

Dua Lipa ishte shumë e re kur filloi të shfaqte interesim të madh për muzikën.

Këngëtarja nga Kosova përmes një postimi në rrjetet sociale ka shfaqur fytyrën e personit i cili i ka besuar asaj kur nuk e njihte askush, e që tani është edhe menaxheri i saj, shkruan arbresh.info.

“Menaxheri im dhe shoku më i ngushtë, Ben Mawson i cili i dëgjoi demot e mija ‘palidhje’ kur isha vetëm 17 vjeçare dhe pa diçka tek un. Ne kemi ende shumë për të bërë…por ky është një fillim shumë i mirë për vitin tonë. Mbrëmja e Grammy”, janë fjalët e Duas për të.

Kujtojmë se Dua, vetëm 23 vjeç, ka fituar dy çmime “Grammy” këtë vit, si “Artistja më e mirë e re” dhe “Muzika më e mirë Dance” për këngën “Electricity”.

Ndërkohë Ben Mawson ka nën menaxhim edhe këngëtaren e famshme Lana del Rey./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme