Aktori Arti Kurti ka vdekur sot në moshën 23 vjeçare. Sipas policisë aktori i ‘O sa mirë’ ka bërë vetëvrasje.
Lajmi i ka shokuar të gjithë në veçanti miqtë dhe bashkëpunëtorët me të cilët ata kishin punuar gjatë.
Aktori Fisnik Ademi thotë se vdekja e ish-kolegut e ka mërzitur shumë.
“E pakuptueshme për mu. E kam prit shumë keq. E di që s’ka pas vëlla tjetër. Vërtetë e dhimbshme”, tha Ademi në Pressing me Leonard Kerqukin.
Njësoj shprehet edhe Jeton Zogjani. Për shumë kohë ata punuan bashkë në serialin e ‘O sa mirë’.
“Ka qenë djalë i sjellshëm dhe bashkëpunëtor i mirë”, thotë ai.
“Lajmi ke një lajm shokues dhe shumë i papritur sepse përveç ne që e kemi njohur si mik dhe bashkëpunëtor konsideroj se më i trisht është fakti se sot ka humb jetën një djalë rreth 23 vjet”, theksoi ai.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...