Tabloidi amerikan “The Holywood Reporter”, ka sjell së fundmi një listë me parashikimet për nominimet në ndarjen prestigjioze të filmit “Oscars 2020”.
Parashikimet të cilat azhurnohen rregullisht, pasqyrojnë përshtypjet e fundit të Scott Feinberg informacione në dispozicion të publikut konsiderata historike, çmime pararendëse (disa grupe çmimesh kanë pasur lidhje historike me Akademinë më shumë se të tjerët) dhe konsultimet e brendshëm të industrisë (përfshirë anëtarët e tjerë të shtypit, çmime për strategë, kineastë dhe zgjedhës të çmimeve).
Këtë herë tabloidi ka publikuar parashikimet për nominimet në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.
Lista përfshinë 11 filmat e mundshëm për t’u nominuar për këtë çmim, në mesin e të cilënve kolumnisti ka renditur edhe filmin kosovar “Zana” të regjisores Antoneta Kastrati.
Filmi ‘Zana’ i cili ka filluar shfaqjen nëpër kinematë të ndryshme është tregimi i Lumes, një grua shqiptare që jeton me burrin e saj Ilirin dhe vjehrrën e saj Remzijen në një fshat kosovar.
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...