Filmi më i ri i James Bond, më në fund e ka një titull: “Nuk është koha për të vdekur”; dhe një datë për debutimin në kinema, prill të 2020- ës.
Daniel Craig rikthehet si James bond 007 në “Nuk është koha për të vdekur” që do të dalë në kinema në Britaninë e Madhe më 3 prill 2020 dhe më 8 prill 2020 në SHBA, thuhet në një postim të shkurtër në llogarinë zyrtare në twitter të 007, shkruan The Independent transmeton portali arbresh.info
Xhirimet për filmin e ri, që deri më tani njihej thjeshtë si Bond 25, nisën në Xhamajkë në prill, kur prodhuesit njoftuan se fituesi i çmimit OSCAR, Rami Malek do të luajë personazhin negativ në serinë e adhuruar të spiunazhit britanik.
Craig ndërkohë konfirmoi që në 2017 se do të rikthehej për të pestën herë si agjenti sekret 007. Prodhuesit sidoqoftë, kanë treguar së fundmi se në filmin e ri, Bond do ti gëzohet një jete të qetë në Xhamajkë, pasi ka lënë shërbimin aktiv, para se një mik i vjetër, Felix Leiter, nga CIA, ti kërkojë ndihmë.
Atëherë Bond ndërmerr një mision për të shpëtuar një shkencëtar të rrëmbyer, që e përplas atë me një armik misterioz, të armatosur me teknologji të re dhe të rrezikshme.
Nuk është koha për të vdekur, fillimisht pritej të dilte nëpër kinema në nëntor 2019 por data u shty pas disa problemesh të brendshme të kastit. Xhirime të filmit do të bëhen në Londër, Itali dhe Norvegji. Seria bond është një nga më fitimprurëset në industrinë e filmit, me “spectre” që në 2015 arkëtoi rreth 880 milionë dollarë ndërsa “Skyfall” në 2012, mblodhi më shumë se 1 miliardë dollarë. /arbresh.info/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...